Elita rikthehet në aksion me disa përballje interesante

Elita rikthehet në aksion me disa përballje interesante

Elita e futbollit kosovar rikthehet në aksion këtë fundjave me ndeshjet e xhiros së 16-të.

Kjo xhiro nis të shtunën pasdite me duelet Liria-Gjilani dhe Llapi-Malishave, sfida këto tejet të rëndësishme dhe të cilat pritet të prodhojnë duele interesante.

Xhiroja e 16-të, do të vazhdojë të dielën pasdite, ku do të luhen tri ndeshjet e fundit të kësaj fundjave.

Sfida kryesore do të luhet në Klinë, ku ballafaqohen Dukagjini dhe Prishtina, derisa në dy duelet tjera përballen Ballkani-Fushë Kosova dhe Drita-Feronikeli ’74.

Superliga / Java e 16-të

Të shtunën takohen:

Liria – Gjilani

Llapi – Malisheva

Të dielën takohen:

Ballkani – Fushë Kosova

Dukagjini – Prishtina

Drita – Feronikeli ’74.

Share This