Rikthehet Superliga e femrave, derbi luhet në kryeqytet
Superliga e Femrave sa vjen e bëhet më interesantë. Këtë fund javë zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së nëntë.
Derbi i kësaj jave zhvillohet në kryeqytet, skuadra e pamposhtur Prishtina është nikoqire e Bashkimit i cili ka vetëm një humbje atë ndaj Prishtinës në takimin e parë të tyre.
Ndeshja do të zhvillohet sot në Palestrën “1 Tetori” nga ora 17:00.
Të shtunën zhvillohen edhe dy të tjera e që janë mjaftë interesante.
Nga ora 13:00 zhvillohet ndeshja Peja 03-United Basketball. Skuadra pejane në tetë ndeshje ka arritur katër fitore dhe katër humbje ndërsa United Basketball nuk ka asnjë fitore.
Nga ora 19:30 në Pejë zhvillohet edhe ndeshja e fundit e kësaj xhiro në mes Penzes dhe Trepçës.
Penza ka siguruar dy fitore ndërsa ka gjashtë humbje kurse Trepça ka tri fitore e pesë humbje.