Sot Kosova-Bullgaria, Dardanet synojnë fitore

Sot Kosova-Bullgaria, Dardanet synojnë fitore

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot do të përballet me Bullgarinë, ndeshje kjo që luhet në kuadër të kualifikuesve për Ligën e Kombeve.

Dueli mes Dardaneve dhe skuadrës bullgare luhet në “Zahir Pajaziti”, në një sfidë ku Kombëtarja jonë synon fitore në mënyër që të bëjë një hap të madh për të prekur Ligën B në Ligën e Kombeve.

Aktualisht Kosova gjendet në pozitën e parë me shtatë pikë, kurse, Bullgaria rednditet në pozitën e dytë me tre pikë me pak.

Ndeshja Kosova-Bullgaria fillon në orën 13:00.

Share This