Europa League: Liverpooli fiton thellë, Roma ndalet me barazim, triumfon Xhaka me Leverkusenin
Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së pestë në fazën e grupeve në Ligën e Evropës.
Liverpooli ka shënuar fitore të thellë 4:0 kundër ekipit austriak, LASK, në stadiumin “Anfield Road”.
Diaz (12’), Gakpo (15’ 90+2’) dhe Salah (51’) ishin autorët e golave në fitoren e gjigantit anglez kundër LASK.
Liverpooli me këtë fitore është lider i Grupit E me 12 pikë, katër më shumë se Toulouse.
Me barazim është ndalur Roma, e cila ka barazuar 1:1 me ekipin zviceran, Servette.
Lukaku zhbllokoi shifrat në minutën e 21-të, por festa e “Giallorossi” zgjati deri në minutën e 50-të kur Bedia barazoi rezultatin.
Me këtë barazim, Roma është e dyta në Grupin G me 10 pikë, po aq sa Slavia Praga, dy ekipet që kanë kaluar tashmë në fazën tjetër, raporton lajmi.
Ndër tjerash, fitore ka marrë edhe Bayer Leverkuseni i Granit Xhaka, që triumfoi 0:2 kundër Hacken në udhëtim.
Boniface në minutën e 14-të dhe Schick në të 74-tën minutë vulosën fitoren e madhe të liderëve të Bundesligës gjermane. Granit Xhaka e përcolli ndeshjen nga stoli.
Leverkuseni ka siguruar me kohë kualifikimin tutje, ndërsa tani ka 15 pikë në pozitën e parë, tetë më shumë se ndjekësit Qarabag dhe Molde.