Ballkani-Viktoria Plzen, kështu mbyllet pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen, e vlefshme kjo për Ligën e Konferencës.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, Ballkani dhe Viktoria Plzen shkojnë në pushim pa e gjetur golin, raporton KosovaPress.
Kampioni i Kosovës vazhdimisht po e kërkon golin, ndërsa kishte 11 tentime për ta gjetur atë, tre prej të cilave ishin drejt portës.
Në anën tjetër, Viktoria Plzen regjistroi nëntë tentime për ta gjetur golin, ku tre prej tyre ishin drejt golit të Enea Koliçit.
Rezultati i pjesës së parë, 0:0.