Sondazhi i UEFA-s, Ballkani favorit sot kundër Viktoria Plzen

Sondazhi i UEFA-s, Ballkani favorit sot kundër Viktoria Plzen

Kampioni i Kosovës, Ballkani e luan sot ndeshjen e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Në rolin e vendasit por që ndeshjen e zhvillon në “Air Albania” të Tiranës, Ballkani do të synojë me çdo kusht fitoren sot, raporton KosovaPress.

Fitorja sot për kampionin e Kosovës do të nënkuptonte që ëndrra për kualifikim tutje do të mbes gjallë.

Në faqen zyrtare të UEFA-s, në sondazhin që e ka bërë kjo e fundit, Ballkani shihet si favorit për ta fituar ndeshjen e sotme.

49% e votuesve mendojnë se Ballkani do ta fitojë ndeshjen e sotme, krahas 42% që e përkrahin Viktoria Plzenin për fitore, ndërsa 9% mendojnë se ndeshja do të përfundojë pa fitues.

Share This