Nuza gjykon në ndeshjen ku Hetemaj do t’i jep fund karrierës së tij
Një natë feste do të jetë sonte për futbollistin shqiptar Përparim Hetemaj.
Ai do t’i jep fund karrierës së tij aktive në skuadrën finlandeze HJK Helsinki.
HJK luan sonte në Ligën e Konferencës kundër skuadrës Aberdeen nga ora 18:45.
Përveç atmosferës festive, sigurisht do të jetë moment i vështirë për Hetemajn që më nuk do të zbresë në fushë si lojtar aktiv.
Kjo ndeshje i takon Ligës së Konferencës. Gjithsesi e veçantë do të jetë edhe për gjyqtarët kosovarë që do ta ndajnë drejtësinë në këtë takim.
Genc Nuza është gjyqtar i parë ndërsa do të asistohet nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj ndërsa gjyqtar i katërt është Dardan Çaka.