NBA, Lakers harrojnë Filadelfian, Jokic rigjen Mërrin

NBA, Lakers harrojnë Filadelfian, Jokic rigjen Mërrin

Los Anxhelos Lakers kanë harruar hapin fals të bërë në Filadelfia dhe kanë mundur Detroit Pistons duke u shkaktuar humbjen e 15-të radhazi.

Entoni Dejvis dominoi ndeshjen me 28 pikë, 16 topa në tabelë dhe 3 bllokime ndërsa kontribut me rëndësi dha edhe LeBron Xhejms, i cili rrealizoi 25 pikë të tjera.

Lojtari më i mirë për ekipin kalifornian ishte D’Anxhelo Rasëll pasi shënoi 35 pikë dhe dhuroi 9 asists. Përballë kishin një ekip, i cili gaboi shumë dhe la të kuptohej se ende nuk ka një ide për të dalë nga kriza.

Denver i Nikola Jokicc rigjen Xhamal Mërrin në takimin e fituar përballë Hjuston Rockets. Serbi së bashku me kolegun e tij të preferuar kanë mbajtur në kontroll tentativat e Hjustonit për të rikuperuar. Në 33’ minutat e luajtura Jokicc shënoi 32 pikë, dhuroi 15 asist dhe mori 10 topa në tabelë.

Ndeshjet NBA (20 nëntor)

ORLANDO MAGIC-WASHINGTON WIZARDS 139-120

DETROIT PISTONS-LOS ANGELES LAKERS 107-133

TORONTO RAPTORS-PHOENIX SUNS 112-105

NEW ORLEANS PELICANS-PHILADELPHIA 76ERS 124-114

MEMPHIS GRIZZLIES-UTAH JAZZ 105-91

DENVER NUGGETS-HOUSTON ROCKETS 134-124

SACRAMENTO KINGS-L.A. CLIPPERS 117-131

Share This