“Alpine”, një bast që sfidon skeptikët
Ndryshimet e papritura në strukturën drejtuese të skuadrës së Formula 1, “Alpine” duket se u nxitën për shkak të dëshirës për të gjetur shpejt suksesin. Ndërkohë që ish-drejtori kryesor, Otmar Szafnauer, dhe drejtori sportiv, Alan Permane, e pranonin të dy se, për të qenë realiste, duheshin edhe disa vite të tjera që skuadra të niste të korrte fitore, drejtuesit madhore të prodhuesve francezë të makinave besonin e mund të bëhej më shpejt.
Dhe ishte kjo mospërputhje në afatet kohore të rrealizimit të objektivave që dërgoi në ndarjen e skuadrës francez me të dy drejtuesit pas (Çmimit të Madh të Belgjikës). Por teksa tek “Alpine” kanë ndjesinë se mund të jenë në pararojë në 2024-ën ose, maksimumi, në 2025-ën, rivalet janë më skeptike sa u përket makinave qe ia dalin të përmiresohen aq shpejt në paraqitjen e tyre.
Edhe pse tanimë shihet që “Aston Martin” bëri një hop të madh përpara gjatë dimrit dhe “McLaren”-i e ka bërë atë gjatë këtij sezoni, e vërteta është që arritja e këtyre rrezultateve pozitive e ka zanafillën më tepër sesa 2-3 vite më parë. Ish-kreu i “Renault” Siril Abitebul, mendon se çelesi i suksesit është drejtimi me përqëndrim maksimal vetëm për të arritur suksesin në Formula 1, edhe pse kjo mund të mos jetë e njëjtë me suksesin e korporatës. “Mendoj se ajo që duhet në një organizatë të tillë është dëshira e dikujt për të fituar me çdo kusht dhe që është krejt jashtë strukturës se korporatës,” – tha ai, duke shtuar se lipset edhe një ndryshim i kulturës së punës dhe mendësisë.