LAJMI I FUNDIT: Drita bëhet me trajner të ri, prezantimi çështje orësh
Drita nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur trajnerin e ri pas largimit të Akis Vavalis.
Skuadra gjilanase ndau rrugët me trajnerin grek pas shtatë muajve qëndrim të tij në qytetin e Gjilanit.
Megjithatë humbja nga Prishtina 1-0 ishte vendimtare që palët t’i ndajnë rrugët.
Bardhekaltërtit kanë vendosur shpejt për trajnerin e ri, edhe pse shumë emra ishin ofruar për ta marrë postin e klubit gjilanas.
Telegrafi mëson ekskluzivisht se drejtuesit e klubit gjilanas kanë arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan Zekirija Ramadani.
Marrëveshja mes palëve tanimë është arritur dhe prezantimi i tij pritet të bëhet në 24 orët e ardhshme.
Ramadani është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori të futbollit kosovar pasi ai ka fituar trofe me Trepçën ’89, Feronikelin e Prishtinën.