“Sot mund të fitonim një ndeshje të paharrueshme”, Inzaghi pas barazimit të çmendur: Ja çfarë ndodhi në pushimin e sfidës
Simone Iznaghi, trajneri i Interit, ka theksuar se qasja e ekipit të tij në dy pjesët e ndeshjes ndaj Benfikës, ishte ajo që bëri diferencën në barazimin 3-3.
“Duke parë një reagim të tillë dhe duke qenë afër fitores, marr shumë gjëra të mira nga pjesa e dytë. Në pjesën e parë duhet të kishim bërë më shumë, përfshirë edhe unë. Kishim qasje të keqe, lëshon dhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë kështu, nuk e ke këtë luks.
Çfarë u thashë gjatë pushimit? Unë kam njëzet titullarë, e di që mund të mbështetem te të gjithë. Ishte e lehtë të ndryshoja 4-5, por ndoshta duhet të kisha ndryshuar më shumë dhe nuk ishte faji i individëve. Folëm, bëmë disa ndryshime taktike dhe hymë me një shpirt tjetër. Nëse ajo gjuajtje e Barelas nuk do të kishte përfunduar në shtyllë, ne do të kishim fituar një ndeshje të paharrueshme.
Vendi i parë? Ne e dimë që do të luajmë për vendin e parë në grup kundër Real Sociedad, tani do të duhet të përpiqemi të rikuperojmë mirë sepse të dielën do të kemi një ndeshje shumë të vështirë në Napoli”, tha Inzaghi për ”Mediaset Infinity” pas përfundimit të duelit.