Man United përgatit kontratë të re për yllin e skuadrës së tyre
Manchester United është i gatshëm të nis negociatat për rinovimin e kontratës së mbrojtësit Aaron Wan-Bissaka.
Mbrojtësi i krahut të djathtë kishte të ardhme të pasigurt deri vonë, por me trajnerin Ten Hag arriti ta fitojë vendin.
Kësisoj, Man United është i gatshëm t’i ofrojë rinovimin e kontratës me rritje page, kështu raporton “Daily Mail”.
Anglezi ka edhe 12 muaj të mbetur në kontratë, por klubi mundet automatikisht t’ia vazhdojë edhe për një tjetër vit.
Sidoqoftë, Man United po tenton të nis negociatat me shpresën ta bind për një kontratë afatgjate, me Wan Bissakan që nuk do ta refuzonte gjithashtu.