Presidenti Ademi takohet me ambasadorin e Kosovës për Katar, ja çfarë biseduan

Presidenti Ademi takohet me ambasadorin e Kosovës për Katar, ja çfarë biseduan

Presidenti i FFK-së Agim Ademi gjatë qëndrimit në Doha është takuar edhe me ambasadorin e ambasadorin e Republikës së Kosovës për Katar, Fuad Morina.

Ata diskutuan që t’i thellojnë edhe më shumë raportet Kosovë – Katar, për të bashkëpunuar për sportin.

“Gjatë qëndrimit tim në Doha për aktivitetet e FIFA-s, pata kënaqësinë të vizitoj Ambasadën e Republikës së Kosovës në Katar, ku u prita nga Ambasadori Fuad Morina.

Diskutuam mbi raportet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Katarit, si dhe mbi mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në fushën sportive me këtë shtet mik.

Bashkëpunimi me institucionet tona dhe lidhjet ndërkombëtare janë çelësi për zhvillimin e futbollit tonë!”, shkroi ai.

Share This