Liga e Kampionëve në futsall, Prishtina 01 e nis tmerrshëm aventurën në Elite Round

Liga e Kampionëve në futsall, Prishtina 01 e nis tmerrshëm aventurën në Elite Round

Ka përfunduar ndeshja mes Kairat Almatyt dhe Prishtinës 01, e vlefshme kjo për fazën e grupeve të Elite Round të Ligës së Kampionëve.

40 minuta lojë të zhvilluara në parketin e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë ishin për tu harruar për Prishtinën 01, raporton KosovaPress.

Aventurën në Elite Round të kësaj gare, prishtinasit e nisën me humbje të thellë 11:2 nga Kairat Almaty.

Golat për klubin nga Kazakistani i shënuan Pedrinho (minuta e 7’ dhe 18’), Neves de Lima (minuta e 7’), Diego Favero (minuta e 9’ dhe 17’), Dener (minuta e 12’ dhe 27’), Edson Santos (minuta e 13’), Douglas Junior (minuta e 29’), Alex Viana (minuta e 29’) dhe Caio Ruiz (minuta e 30’).

Ndërkaq, një autogol nga Akbalikov (minuta e 5’) dhe një gol i Maxharrajt (minuta e 24’), ishin golat e nderit për Prishtinën 01 në këtë ndeshje.

Përballja e radhës për Prishtinën 01 në Elite Round të Ligës së Kampionëve në futsall do të jetë kundër skuadrës së Dobovec.

Rezultati final i ndeshjes, 11:2 në favor të Kairat Almaty.

Share This