Prishtina 01 nis sonte garat në Elite Raund të Ligës së Kampionëve në futsall

Prishtina 01 nis sonte garat në Elite Raund të Ligës së Kampionëve në futsall

“Elite Raund” i Ligës së Kampionëve në futsall do të fillojë sot (e mërkurë), pasi do të zhvillohet nga 29 nëntori deri më 3 dhjetor, ku katër skuadrat fituese të grupeve do të kalojnë në gjysmëfinale direkt në ndeshjet që luhen më 2/3 dhe 4/5 maj.

Nga sot deri në fund të javës, kryeqyteti i Kosovës do të frymojë ndryshe, pasi fituesi i titullit dhe Kupës së Kosovës në futsall, Prishtina 01, është nikoqir i ndeshjeve të Grupit B.

“Pallati i Rinisë dhe Sporteve” do të jetë palestra ku do të fillojnë ndeshjet e para sot, ato të dyta do të zhvillohen nesër (e enjte) dhe të shtunën mbyllet me ndeshjet e treta të grupit.

Prishtina 01 do ta luajë ndeshjen e parë të grupit kundër klubit të njohur të futsallit, Kairat Almaty, me takimin që pritet të fillojë nga ora 20:00, raporton lajmi.

Megjithatë, ditën do ta hap ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Benficës dhe Dobovcit të Sllovenisë, e cila do të zhvillohet nga ora 17:00.

Kairat Almaty është dy herë fitues i Ligës së Kampionëve, ndërsa Benfica një herë, duke qenë dy nga klubet më të mira në botë.

Share This