Lopetegui largohet nga Wolves

Lopetegui largohet nga Wolves

Julen Lopetegui është larguar nga posti i trajnerit të Wolves.

Pas diskutimeve me zyrtarët e klubit, trajneri spanjoll ka pranuar ta ndërpresë kontratën e tij.

Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari në nëntorin e kaluar kishte marrë drejtimin e skuadrës angleze pas një periudhe të suksesshme në krye të Sevillas.

Në sezonin e kaluar ish-trajneri i Real Madridit bëri që Wolves të mbijetojë në Premier League, madje duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-0.

Gary O’Neil konsiderohet se është favorit për ta zëvendësuar spanjollin në krye të Wolves.

Share This