Chelsea përgatitet t’i thotë “Jo” ofertës së klubit anglez për Brojën
Chelsea është gati të refuzojë ofertat nga Fulhami për shërbimet e sulmuesit shqiptar, Armando Broja.
Merkato e janarit po afrohet dhe interesimi i klubeve evropiane për reprezentuesin shqiptar po shtohet.
Siç raportojnë mediat londineze, Chelsea nuk do të pranojë një ofertë nga Fulhami, klubi i Premierligës që ka shprehur së fundmi interesim për Brojën.
Fulham synon ta zëvendësoj serbin, Mitroviq që u largua në Arabinë Saudite në afatin kalimtar veror.
Broja shihet si një opsion i mundshëm, por Mauricio Pochettino është i gatshëm ta shfrytëzojë atë në javët e ardhshme pas kthimit të tij së fundmi nga një dëmtim afatgjatë i gjurit.
Reprezentuesi shqiptar nuk ka nisur një ndeshje si startues që nga tetori, por ka pasur një ndikim të rëndësishëm për Chelsean duke fituar një penallti në minutën e fundit në barazimin 4:4 me Manchester Cityn para pushimit ndërkombëtar.
Broja ka kontratë valide me Chelsean deri në vitin 2028.