Dortmund i pari nga grupi “i ferrit”, PSG barazon në fund, ja rezultatet e mbrëmjes

Dortmund i pari nga grupi “i ferrit”, PSG barazon në fund, ja rezultatet e mbrëmjes

Dortmund ka mposhtur Milanin në “San Siro” me shifrat 1-3 dhe kështu siguron kualifikimin nga grupet.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, ku Milan humbi edhe një 11 metërsh me Giroud.

Në pjesën e dytë, Dortmund tregon profesionalizëm dhe shënon dy herë të tjera duke fundosur Milanin. Kuqezinjtë shpresojnë në ndeshjet e fundit në grup se si do të shkojnë gjërat për ta.

PSG ka arritur të barazojë sfidën në fundin e lojës pasi fitoi një 11 metërsh në minutën e 94’, ku Mbappe shënoi golin e 1-1.

Ashtu si Milan, edhe francezët do të mësojnë fatin e tyre në ndeshjen e fundit të grupeve.

Manchester City dhe Barça kanë fituar me përmbysje ndaj kundërshtarëve të tyre.

Share This