Dinamo Zagreb insiston për Arbër Hoxhën, gati dy milionë euro
Gjiganti kroat Dinamo Zagreb, po tenton transferimin e sulmuesin kosovar, Arbër Hoxha i cili këtë vit po shkëlqen të Slaven Belupo.
Mediumi kroat, Index raporton se sulmuesi kosovar është objektiv i Dinamos, por edhe i disa klubeve hungareze.
Mirëpo, interesimi më serioz është kampioni kroat, i cili është gati të japë rreth dy milionë euro për lojtarin kosovar.
Sipas Transfermarkt, ky lojtar kap vlerën e 900 mijë eurove dhe prej kohësh është një nga sulmuesit më të mirë të Kroacisë, raporton ballkani.info.
Hoxha këtë sezon ka 17 paraqitje në kampionat dhe në Kupë dhe ka shënuar katër gola me tre asistime në 1481 minuta lojë. Ardhja e Arbër Hoxhës do të zgjidhte një nga problemet e Dinamo Zagreb.