Guardiola e bën përsëri
Dy barazime radhazi, edhe pse kundër skuadrave të mëdha si Chelsea dhe Liverpool, i kanë kushtuar kreun Manchester City-t, i kaluar nga Arsenal-i në krye të Premier League.
Asgjë nuk është humbur, natyrisht, por për kampionët e Europës dhe në veçanti për Pep Guardiola-n fundjava e parë e futbollit pas kombëtareve nuk ka pasur shumë lajme të mira.
Pas ndeshjes së të shtunë kundër skuadrës së Klopp, në fakt, e ndezur edhe nga një debat me Darwin Nunez, trajneri i City-t e ka marrë pushim të dielën dhe është marrë me punët e tij personale, por ka pasur një problem.
Pasi e ka parkuar makinën e tij në vijat e verdha për plot tri orë, në fakt, në fund të ditës Guardiola ka marrë një tjetër gjobë nga policia bashkiake e Mançesterit, me vlerë 60 sterlina.
Bëhet fjalë për një shkelje të dytë nga ana e trajnerit spanjoll, i cili është gjobitur edhe gushtin e kaluar.
Këtë herë, pasi ka shkuar në një restorant, Pep ka vendosur të bëjë disa blerje para Krishtlindjeve, siç kanë treguar fotot që i janë bërë nga “paparacët”, raporton BS.
Më pas ka marrë lajmin e keq pasi ka parë gjobën në makinën e tij.