Ballkani në “Air Albania” kërkon të shkruajë historinë e re, ja cilën skuadër e favorizojnë bastet

Ballkani në “Air Albania” kërkon të shkruajë historinë e re, ja cilën skuadër e favorizojnë bastet

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani,  të enjten zhvillon ndeshjen vendimtare në fazën e grupeve në Conference League.

Kampionët zbresin në stadiumin “Air Albania”në Tiranë për ta zhvilluan përballjen me çekët e Plzenit që është e parafundit në fazën e Grupeve në Ligën e Konferencës, shkruan Ballkani.info

Një fitore e Ballkanit do të shënonte një sukses historik pasi do ta afronte të kualifikimi në fazën nokaut që do të ishte arritja më e madhe ndonjë herë në histori të futbollit shqiptar dhe këtë therandasit kërkojnë ta shënojnë në kryeqytetin shqiptar, Tiranën, raporton ballkani.info.

Sfida luhet nga ora 18:45 dhe tashmë kompanitë e basteve kanë parashikuar edhe fituesin.

Ballkani është favorit dhe fitorja ka kuotën 2.20, ndërsa ajo e Plzenit 3.00, barazimi vlerësohet me 3.50.

Share This