Kampioni Erzen Zyberaj arrin në Tiranë
Kampioni kosovar Erzen Zyberaj me një vrapim emocionues e të fuqishëm nga sheshi “Skënderbeu” i Prishtinës ka arritur në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës, duke e përmbyllur me sukses vrapimin për ditën e Flamurit Kombëtar dhe nderim të gjithë atyre që u flijuan për liri.
260 kilometra Zyberaj me flamurin kombëtar dhe shtetëror i ka kaluar duke shkëlqyer nëpër rrugët shqiptare e me përkrahje nga familjarë të shumtë e miq nga vendet e ndryshme.
Edhe kushtet jo shumë të përshtatshme atmosferike nuk e ndalen kampionin kosovar të arrijë me sukses synimin e tij për të mbyllur garën e vrapimit nga njëri kryeqytet në tjetrin.
Edhe pritja në sheshin e Tiranës nga shumë qytetarë nuk mungojë për Zyberajn, i cili është në kulmin e karrierës dhe sukseset e tij janë të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare.