“Imazhi i Shqipërisë”, Xherdan Shaqiri uron 111 vjetorin e Pavarësisë (FOTO)
Sulmuesi me origjinë shqiptare i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri nuk harron kurrë së shfaqur patriotizmin dhe dashurinë për Shqipërinë.
Së fundmi, Shaqiri ka uruar festën e Pavarësisë, 28 nëntorin, përmes një fotoje shumë të bukur të postuar në “Insta-Story”.
Xherdani ka publikuar një foto ku shfaqen heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu së bashku me Ismail Qemailin dhe Isa Boletinin, që shpallën Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, të udhëhequr nga shqiponja në flamurin “kuqezi”, duke e përshkruar këtë foto me vetëm dy fjalë “Imazhi i Shqipërisë”.
Shaqiri shkruan në foton e postuar: “Urime 111 vjetorin”.