Nuk do penallti të pamerituar, Ronaldo ndalon arbitrin

Nuk do penallti të pamerituar, Ronaldo ndalon arbitrin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e Al Nassr ndaj Persepolis, në Champions League-n aziatike.

Pas një ndërhyrje ndaj Cristiano Ronaldo, arbitri i ndeshjes ishte pranë akordimit të penalltisë, por ka qenë vetë portugezi që e ka ndalur.

Sulmuesi i Al Nassr është parë duke i thënë arbitrit se nuk është penallti, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron një avantazh të pamerituar.

Share This