Drita zyrtarisht shkarkon trajnerin Akis Vavalis

Drita zyrtarisht shkarkon trajnerin Akis Vavalis

Akis Vavalis zyrtarisht nuk është më trajneri i FC Dritës, raporton GazetaGOLI.com.

Klubi gjilanas përmes një njoftimi, ka konfirmuar shkarkimin e teknikut grek.

Vavalis u shkarkua pas humbjes nga Prishtina.

Ky është postimi pa ndërhyrje i FC Dritës:

Mbyllim bashkëpunimin me trenerin Akis Vavalis

Klubi jonë FC DRITA dhe treneri Akis Vavalis kan ndërpre bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Rezultati i ndeshjes së sotme ishte ajo që uli palët për të analizuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje më të mirë për klubin.

Nga të dy taboret u dakorduan që është momenti që të jetë një energji e re në krye të skuadrës.

Klubi jonë FC DRITA e falënderon trenerin Vavalis dhe stafin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe ju dëshiron suksese.

FC DRITA. /goli

Share This