Në ditën e dasmës, sportisti 28-vjeçar vrau gruan, nënën dhe motrën e saj e pastaj veten

Në ditën e dasmës, sportisti 28-vjeçar vrau gruan, nënën dhe motrën e saj e pastaj veten

Mediat lokale në Tajlandë raportojnë se 28-vjeçari paralimpist Chaturong Suksuk vrau gruan e tij, tre persona të tjerë dhe veten në ditën e dasmës së tij.

Pas një konflikti me gruan e tij 28-vjeçare, ai e qëlloi atë, më pas i vrau nënën, motrën dhe një të ftuar, të cilin e goditi aksidentalisht, raporton lajmi.

Një person tjetër u qëllua aksidentalisht, por mbijetoi.

Raportimet thonë se ai ishte mjaft xheloz për gruan e tij, sidomos pas aksidentit që e la me një këmbë proteze.

Share This