Mourinho i pakënaqur me ekipin: Ndeshja duhej mbyllur shpejt, mund të kishim humbur ndaj Udineses
Pas fitores 3-1 ndaj Udineses, Jose Mourinho është shprehur i kënaqur me rezultatin, por nuk kursen disa kritika për skuadrën e tij.
Tekniku portugez u shpreh se skuadra e tij e pati mundësinë për ta mbyllur ndeshjen shpejt dhe nuk e bëri, kjo gjë sipas tij është gabim, pasi mund të rrezikonte humbjen.
“E kemi vet fajin, ishte një ndeshje që mund të ishte mbyllur shpejt. Nuk e bëmë dhe më pas erdhi reagimi i kundërshtarit. Për fat dhe falë edhe djemve reagimi nga ana jone ishte shumë i fortë. Sot kam pasur lojtarë në bankinë për të ndryshuar lojën. Ndonjëherë mund të humbasësh pikë në ndeshje të këtij lloji, kur kundërshtari është në vështirësi duhet ta mbyllësh si ndeshje dhe ne nuk e bëmë këtë.”-deklaroi kreu i stolit të Romës.