
Hamza takim me udhëheqësit e OVL-UÇK: Kosova e fortë ndërtohet mbi vlerat që mbrojtën heronjtë tanë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është takuar të mërkurën me drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Përmes një postimi në “Facebook”, Hamza i ka cilësuar veteranët si burra që “bartin me krenari plagët dhe kujtimet e luftës”, duke theksuar se sakrificat e tyre janë themeli i shtetit të Kosovës.
“Çdo rrëfim i tyre na kujton se ky shtet u ndërtua me sakrifica që as koha dhe as harresa nuk mund t’i shlyejnë. Kosova që duam sot, më e zhvilluar, më e fortë, më dinjitoze, duhet të mbështetet mbi vlerat që heronjtë tanë i mbrojtën me jetë,” ka shkruar Hamza.
Ai shtoi se rënia e dëshmorëve dhe kontributi i të gjithë luftëtarëve të UÇK-së duhet të nderohen përjetësisht. “Lavdi të rënëve dhe respekt për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin tonë,” përfundoi ai.

