Shkëlqen Rodrygo, Real Madrid i jep ‘leksion’ Cadizit
Real Madrid ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Cadizi për xhiron e 14-të në La Liga.
“Los Blancos” e nisën për mrekulli nga minuta e parë, duke fituar me rezultat 0:3.
Rodrygo ishte padyshim heroi i takimit me dy gola fantastik, derisa Jude Bellingham e realizoi të tretin në ndeshje.
Braziliani pas vetëm 14 minutave lojë bëri disa driblime fantastike për t’i dhënë epërsinë mysafirëve.
Në të njëjtën mënyrë veproi edhe te goli i dytë, ku pas asistimit të Luka Modricit dribloi brenda zonës për të dyfishuar epërsinë (64’).
Fitoren e Realit vetëm 10 minuta më vonë e vulosi Jude Bellingham me një goditje fantastike pas asistimit të Rodrygos (74’).
Real Madrid tani është lider përkohësisht në tabelë me 35 pikë derisa Cadiz zë pozitën e 16-të me 10 sosh.