Reali ‘harron’ Mbappe-n, në sulm për Icard-in

Reali ‘harron’ Mbappe-n, në sulm për Icard-in

Në pamundësi për të transferuar yllin e PSG-së, Kylian Mbappe-n, Real Madridi tashmë është kthyer kah sulmuesi i Galatasarayt, Mauro Icardi.

Ish-futbollisti i Interit dhe PSG-së, ka rilindur tek gjiganti turk. Sipas medieve spanjolle, “Los Blancos” do të provojnë që në afatin kalimtar të janarit, të sjellin në Madrid, asin argjentinas.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti kërkon një sulmues për pjesën e dytë të garave, dhe Icardi thuhet së është objektiv kryesor i tregut të këtij dimri për gjigantin spanjoll.

Megjithatë, transferimi i argjentinasit, mësohet se nuk mision i lehtë pasi që Galatasaray nuk do të heq dorë lehtë nga ylli i tyre.

Krerët e Realit, siç raportohet, shumë shpejtë do të kontaktojnë agjentin e lojtarit për të nisur negociatat për transferimin e Icardi në “Bernabeu”.

Share This