Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e diel vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu.

Reshjet e shiut parashikohen të kenë intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veri-perëndim dhe jug-perëndim reshjet do të jenë kryesisht mesatare, hera-herës të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut do të vazhdojnë të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në mbrëmje pritet ndërprerja e reshjeve.

Në lartësi mbi 600-700 metra në verilindje dhe mbi 1 000 metra në juglindje parashikohen reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe dhe verilindje reshjet mund të arrijnë intensitet mesatar.

Era do të fryjë nga juglindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, duke arritur hera-herës deri në 18 m/s përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak rekomandon qytetarët të ndjekin përditësimet e motit për informacion të saktë dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në kushte të paqëndrueshme atmosferike, raporton atsh.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 8/14

Re shi

Kukës 3/12

Re shi,borë,diell

Lezhë 8/16

Re shi

Dibër 2/12

Re shi,borë,diell

Durrës 8/15

Re shi diell

Tiranë 9/13

Re shi diell

Elbasan 7/13

Re shi

Berat 8/17

Re shi diell

Vlorë 10/16

Re shi diell

Korçë 3/12

Re shi,diell

Gjirokastër 8/13

Re shi diell

Sarandë 8/14
Share This