Boksierja mori 278 goditje dhe qau në ring

Boksierja mori 278 goditje dhe qau në ring

Boksierja amerikane, Heather Hardy, u godit plot 278 herë gjatë humbjes nga portorikania Amanda Serrano dhe pas ndeshjes ajo nuk i mbajti dot lotët.

41-vjeçarja sfidoi kampionen e padiskutueshme të botës në kategorinë e peshave të lehta dhe ishte meçi i tyre rikthyes pasi kishte humbur me vendim unanim katër vjet më parë.

Megjithatë, ish-kampionia e WBO-së nuk mundi të merrte një titull të ri, pasi Serrano dominoi nga raundi i parë deri në atë të dhjetë dhe i dha gjithsej 278 goditje rivales së saj gjatë meçit të zhvilluar në Dallas.

Pavarësisht inferioritetit të dukshëm, Hardy refuzoi të dorëzohej duke vazhduar të merrte një breshëri brutale grushtesh nga kundërshtarja.

Pas duelit, ajo u pushtua nga emocionet dhe shpërtheu në lot, duke falënderuar partneren e dikurshme të sparingut që ia dha mundësinë për të luftuar për titull.

“Unë dhashë gjithçka që kisha sot, nuk mund as të… Kam dhënë gjithçka në këta tre muaj. Nuk kam asnjë justifikim, kjo ishte e gjitha”, është shprehur Hardy për DAZN.

Në atë çast shpërtheu në lot, ndërsa Serrano mori mikrofonin dhe iu përgjigj pyetjeve në vend të saj. /telegrafi

Share This