Komandanti i KFOR takon Myftiun e Kosovës: Diskutime mbi çështjet sociale dhe fetare

Komandanti i KFOR takon Myftiun e Kosovës: Diskutime mbi çështjet sociale dhe fetare

Komandanti i KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Özkan Ulutaş, zhvilloi një takim me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas një njoftimi nga KFOR, takimi ofroi një mundësi për një shkëmbim të frytshëm pikëpamjesh mbi çështjet sociale dhe fetare në Kosovë.

KFOR-i theksoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, me qëllim të kontribuojë në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke siguruar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Gjithashtu, KFOR-i punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë, duke garantuar bashkëpunim të vazhdueshëm për stabilitetin dhe sigurinë në vend.

Share This