Gjimishti: Me dhemb humbja nga Napoli

Gjimishti: Me dhemb humbja nga Napoli

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Berat Gjimshiti, ka thënë se është e dhimbshme humbja ndaj Napolit.

Atalanta dje u mund para tifozëve të tyre nga kampionët në fuqi të Italisë, me rezultat 1-2, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Serie A.

“Është e vështirë të komentosh ndeshjen, na duhet kohë. Duhet ta analizojmë mirë ndeshjen”, tha ai.

“Në pjesën e dytë ne ishim afër të shënonim golin e dytë. Pastaj bëmë një gabim dhe ata shënuan dhe ne humbëm ndeshjen. Me dhemb se si humbëm ndeshjen”, ka theksuar Gjimshiti.

Reprezentuesi i Shqipërisë, thotë se tani skuadra duhet të mendoj për duelin kundër Sportingut.

“Tani duhet të mendojmë për ndeshjen kundër Sportingut, një ndeshje e ngjashme me Napolin. Ne pamë në ndeshjen e parë se ata të shpejtë dhe shumë teknik. Ne duhet të japim maksimumin dhe të fitojmë përsëri”, ka theksuar Gjimshiti.

Share This