Superliga e basketbollit vjen sot dy duele interesante

Superliga e basketbollit vjen sot dy duele interesante

Superliga e Kosovës në basketboll, vjen sot me dy ndeshje e fundit të javës së 10-të.

Kryendeshja luhet në Suharekë mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Therandasit kanë pesë fitore e katër humbje, ndërsa prishtinasit pesë fitore e tri humbje.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të ditës së sotëm përballen Proton Cable Prizren dhe Vëllaznimit.

Prizrenasit numërojnë dy fitore e gjashtë humbje, kurse kuqezinjtë janë në një formë të lartë, ku kanë pesë fitore radhazi pas katër humbjeve radhazi.

Superliga / Java e 10-të

Sot takohen:

17:00 Proton Cable Prizreni-Vëllaznimi

19:00 Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina

Share This