Natë historike në “San Siro”, Camarda debutuesi më i ri në moshë në historinë e Serie A
Është padyshim një moment i paharrueshëm për të, një moment që do të ta mbajë mend gjithmonë.
Francesco Camarda, sulmuesi italian, ka debutuar sot me Milanin. Nuk është kjo ajo që bën lajm, por mosha e tij.
Camarda është vetëm 15 vjeç, 8 muaj dhe 15 ditë, dhe kështu ai ka hyrë në historinë e Serie A si debutuesi më i ri.