Atletico bën detyrën në shtëpi, Mallorca vuan mungesën e Muriqit
Atletico Madrid bën detyrën dhe fiton me rezultatin 1-0 ndaj Mallorcas, me miqtë që në këtë takim nuk kishin sulmuesin kryesor, Vedat Muriqin, me “dardanin” që është i dëmtuar.
Ndeshja e luajtur në “Metropolitano Stadium” rezultoi shumë e luftuar, teksa u deshën plot 64 minuta, kohë të rregullt, lojë që të realizohej goli i parë dhe i vetëm në këtë takim.
Pikërisht në minutën e 64’ i asistuar nga Hermoso, Griezmann arrin të shënojë dhe të kalojë vendasit në avantazh, por njëkohësisht të vuloste këtë ndeshje.
Pas javës së 14-të të La Liga, Atletico Madrid renditet në vend të tretë me 31 pikë, teksa Mallorca renditet në vend të 17-të me 9 pikë.