Ish-asistenti i Enriques te Spanja, pretendenti kryesor për ta marrë drejtimin e Kosovës

Ish-asistenti i Enriques te Spanja, pretendenti kryesor për ta marrë drejtimin e Kosovës

Trajneri spanjoll Robert Moreno, është një ndër kandidatët më të fortë që të marrë drejtimin e kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Matteo Moretto.

Ai tha se trajneri spanjoll po e mendon këtë dhe se kontaktet do të vazhdojnë ditëve në vijim mes palëve.

“Robert Moreno është një nga kandidatët më të fortë për Kombëtaren e Kosovës, por trajneri spanjoll po e mendon këtë. Në ditët në vijim do të ketë kontakte të reja mes palëve”, ka shkruar Moretto.

Moreno më parë ka qenë asistent i Luis Enriques tek Spanja, ndërsa më parë ka drejtuar Monacon dhe Grandan. Ai është 46 vjeçar.

Menjëherë pas lajmit të largimit të Glihas, filluan të qarkullojnë lajme me emra të ndryshëm të trajnerëve që pritet ta marrin drejtimin e Kosovës.

Share This