Edhe Ante Cacic kandidat për stolin e Kosovës
Emra të shumtë janë të interesuar për të marrë stolin e Kombëtares së Kosovës, e më i fundit është ish trajneri i Dinamo Zagrebit dhe Kroacisë, Ante Cacic.
GazetaGoli me burime pranë FFK-së merr vesh që tekniku kroat ka shprehur dëshirë për të drejtuar “Dardanët”.
FFK është duke negociuar me shumë emra të njohur, e ndër ta edhe Cacic.
Cacic ka një karrierë të shkëlqyer si trajner, duke drejtuar shumë klube të njohura e në fakt arriti ta drejtojë edhe kombëtaren e Kroacisë gjatë sezonit 2014/15.
Në fakt ai e njeh mirë kombëtaren e Kosovës pasi ishte në krye të Kroacisë, në fitoren 5:0 të vitit 2016. Sa i përket klubeve, ai ka drejtuar Dinamo Zagrebin, NK Lokomotiva, Slaven Belupo, NK Maribor dhe Pyramids FC.
Sidoqoftë, FFK ende nuk ka vendosur përfundimisht se kush do të jetë pasuesi i Primoz Glihas.