Vallecano ndal Barcelonën

Vallecano ndal Barcelonën

Barcelona nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim në udhëtim te Rayo Vallecano.

Vallecano dhe katalonasit luajtën baras 1-1, të shtunën në kuadër të La Ligës.

Skuadra nikoqire ishte afër fitores pas ishte në epërsi me golin e Lopez (39’), deri në finish të ndeshje.

Megjithatë, skuadrën e Xavi Hernandezit e shpëtoi Lejeune (82), i cili shënoi autogol.

Futbollistët e Barcelonës e kontrolluan më mirë lojën në terren, megjithatë, “Blaugranat” nuk ia dolën të marrin më shumë së një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Barça zë vendin e tretë me 31 pikë, tri me pak se lideri Girona, derisa në vendin e dytë renditet Real Madrid me 32 pikë dhe një ndeshje me pak.

Share This