Kane sërish vendimtar për Bayernin: Duhet të kishim shënuar më shumë gola

Kane sërish vendimtar për Bayernin: Duhet të kishim shënuar më shumë gola

Sulmuesi anglez, Harry Kane sërish ishte vendimtar në fitoren e Bayern Munich ndaj Cologne.

“Bavarezët” mbrëmë munden Cologne (0-1), falë një gol të ish-yllit të Tottenhamit.

Kane pas ndeshjes tha se skuadra e tij ka mundur të shënojë më shumë gola në pjesën e parë.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë. Duhet të kishim shënuar më shumë gola në pjesën e parë. Në pjesën e dytë kontrolluam mirë ndeshje”, tha Kane.

“Ishte një fitore e rëndësishme. Rezultati është gjëja më e rëndësishme. Cologne u mbrojt mirë, por gjithashtu edhe në luajtëm mirë”, ka theksuar reprezentuesi i Anglisë, i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë në fanellën e Bayern Munich.

Share This