
Asllani nuk e fsheh gëzimin: Ishte një finale, jemi shumë të lumtur
Autori i golit të fitores në Andorra, Kristjan Asllani ka treguar emocionet e përjetuara.
“U gëzuan besoj të gjithë shqiptarët, të gjithë jemi të lumtur. Ishte një ndeshje e vështirë, në pjesën e parë nuk mundëm të depërtonim, kishim vështirësi”.
“Në pjesën e dytë krijuam më shumë hapësirë, e merituam fitoren. Jemi shumë të lumtur, e dinim se ishte një finale, e dimë se çdo të thotë kjo fitore për ne. Tani të shkojmë në Tiranë të festojmë, më pas të mendojmë për ndeshjen me Anglinë”.

