PSG nuk toleron, kryeqytetasit mposhtin me “manita” Monacon
PSG ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në “Parc des Princes” kundër Monaco me rezultatin 5-2.
Intervali i parë kohor është mbyllur me rezultatin 2-1 në favor të PSG-së. Fillimisht ishin vendasin që shënuan në minutën e 18’ me anë të sulmuesit portugez, Gonçalo Ramos.
Katër minuta më vonë, në të 22-tën, Minamino barazon rezultatin për miqtë. Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Mbappe shënon me anë të penalltisë golin e avantazhit, konkretisht në minutën e 39’.
Pjesa e dytë nuk pati shumë ndryshim, pasi PSG përsëri dominoi. Dembele arriti të shënonte golin e tretë në minutën e 70’, ndërsa Vitinha dy minuta më pas shënoi golin e rezultatit 4-1. Monaco arriti të shënonte golin e dytë në minutën e 74’ me anë të Balogun.
Por PSG nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 97 shënoi golin e pestë me anë të Kolo Muani, raporton abcnews.
Me anë të kësaj fitoreje, PSG shkon në kuotën e 30 pikëve, katër më shumë se Nice, ndërsa Monaco mbetet në vendin e tretë me 24 pikë.