Arbër Hoxha shënon, teksa Slaven Belupo rikthehet te fitorja
Futbollisti kosovar, Arbër Hoxha ka shënuar në fitoren e Slaven Belupos.
Slaven Belupo pas disa katër ndeshjeve pa fitore mposhti Lokomotiva Zagrebin me rezultat 1:3, shkruan lajmi.
Hoxha e hapi rezultatin në minutën e 14-të.
Por, vendasit barazuan në minutën e 24-të me anë të Soticek.
Slaven Belupo morri përsëri epërsinë në minutën e 38-të me anë të Miocit, derisa Sakota vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar me anë të golit në minutat e fundit.
Hoxha sonte luajti për 85 minuta, derisa Florian Kamberi dhe Bujar Pllana nuk aktivizuan fare.
Hoxha këtë sezon ka zhvilluar 17 ndeshje dhe ka arritur të shënoj pesë gola e dy asistime.