Jo vetëm Icardin e Haaland, Real Madrid i kthehet fiksimit të vjetër
Jo vetëm Mauro Icardi dhe Erling Haaland, në objektivat e merkatos së janarit dhe verës së ardhshme të Real Madrid nuk mund të mungonte emri i fiksimit të vjetër, Kylian Mbappe.
Mediet spanjolle raportojnë se “Los Blancos” kanë vendosur të investojnë shuma të frikshme për të përforcuar sulmin e tyre.
Tashmë përveç Icardit, që duket më lehtë i arritshëm, Florentino Perez duket se vazhdon të ëndërrojë yllin e Paris Saint-Germain në ekipin e tij, të cilin do të donte t’i bënte bashkë me yllin e Manchester City-t te madrilenët, në një skuadër “galaktikësh”.
Sido që të shkojë ky sezon, duket se vera e vitit 2024 mund të ofrojë spektakël dhe argëtim të madh në nivelin e merkatos së transferimeve.