Gjithçka gati për “The Show must go on”

Gjithçka gati për “The Show must go on”

Në prag të edicionit të katërt të ngjarjes së madhe të boksit “The Show must go on”, është mbajtur konferenca për media ku protagonistët kanë folur rreth përgatitjeve dhe asaj që pritet të ndodh të shtunën.

Të pranishmëve u është drejtuar Burim Sylejmani, i cili me nota pozitive e ka vlerësuar ecurinë e përgatitjeve, si në aspektin teknik ashtu edhe në sigurimin e boksierëve për të sjellë një program të pasur të meçeve të boksit.

Sipas promotorit të Fides Sports, Burim Sylejmani, eventi i katërt do të jetë i një cilësie akoma më të lartë, e këtë e dëshmnon edhe interesimi i publikut për të qenë pjesë e kësaj mbrëmje që organizohet në Verti Music Hall.

Sylejmani ka folur edhe për boksierët që janë pjesë e Fides Sports, e të cilët pritet të paraqiten në këtë mbrëmje, me theks të veçantë Tom Schwarz, Ardian Krasniqi e Viktor Cakiqi.

Për duelin e tij të së shtunës ka folur edhe Tom Schwarz, i cili muajin ekaluar në Magdeburg pati një rikthim senzacional në ring.

Shvarz ka thënë se ka arritur ta menaxhojë shumë mirë edhe peshën e tij, të cilën ka arritur ta qojë edhe nën 101 kg dhe pret që në sfidën e së shtunës të shpërblehet puna që e kanë bërë duke synuar fitore madje me nokaut.

Para të pranishmëve në këtë konferencë në Berlin kanë folur edhe Voiktor Cakiqi, i cili është një yll në ardhje i boksit profesionist, e i cili poashtu synon ngritje të shpejtë në këtë sport, si dhe boksieri gjerman Nick Haning.

Mbrëmja e boksit “The show must go on” transmetohet drejtpërdrejt në RTK, të shtunën më 25 nëntor, nga ora 18:30 në RTK4, kurse nga ora 21:00 në RTK1.

Share This