Deco nuk është i sigurt nëse Barça mund të gjejë pasuesin e Gavi-t

Deco nuk është i sigurt nëse Barça mund të gjejë pasuesin e Gavi-t

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, nuk është i sigurt nëse katalonasit do të blejnë një lojtar në janar për të mbuluar vendin e Gavit të lënduar.

Tashmë është e sigurt se ka mbaruar sezoni për spanjollin pas lëndimit të pësuar me Kombëtaren e Spanjës.

“Në janar, lojtarët e rëndësishëm luajnë për ekipet e tyre dhe nuk e shoh të lehtë për të nënshkruar në një lojtar të mirë në tregun e janarit”, tha Deco.

“Së pari, gjetja e një zëvendësuesi për Gavin është e pamundur. Së dyti, inkorporimi i një lojtari tjetër do të varet se sa mund të përshtatet neve”, ka theksuar ai.

Share This