
Rikthehet ‘Champions-i’, gjigantët përplasen në ‘Anfield’ dhe ‘Parc des Princes’
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje që do të luhen në kuadër të xhiros së katër të fazës së ligës.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes do të zhvillohet në “Anfield”, ku Liverpooli pret Real Madridin në një klasik të vërtetë evropiane, ndeshje që do të nis në orën 21:00 dhe që pritet të interesim të madh.
Në të njëjtën orë, një tjetër superduel zhvillohet në “Parc des Princes”, ku Paris Saint-Germain do të përballet me Bayern Munich, një përballje që gjithmonë premton gola dhe spektakël.
Ndërkaq, dy ndeshjet e para të ditës luhen nga ora 18:45, ku Napoli pret Eintracht Frankfurtin, ndërsa Slavia Praga përballet me Arsenalin.
Sonte takohen:
18:45 | Napoli – Eintracht Frankfurt
18:45 | Slavia Praga – Arsenal
21:00 | Liverpool – Real Madrid
21:00 | PSG – Bayern Munich
21:00 | Juventus – Sporting Lisbona
21:00 | Atletico Madrid – Royale Union SG
21:00 | Tottenham – Copenhagen
21:00 | Bodo/Glimt – Monaco
21:00 | Olympiacos – PSV Eindhoven


