Kushton 100 milionë euro, Chelsea në sulm për “yllin” e Napolit
Chelsea hedh sytë nga Serie A. Klubi londinez ka financa të forta dhe ka si objektiv firmën me Khvicha Kvaratskhelia.
Ylli gjeorgjian nuk po rinovon me Napolin dhe “Blutë e Londrës” kërkojnë të përfitojnë nga situata.
Por, arritja e marrëveshjes me Aurelio De Laurentiis është një mision shumë i komplikuar.
Pasi presidenti i kampionëve të Italisë kërkon minimalisht 100 mln euro për të lënë të lirë sulmuesin e majtë.
ESPN raporton se Chelsea po përgatit një ofertë zyrtare për kartonin e 22-vjeçarit nga Tbilisi, ndër lojtarët më të mirë në Itali.
Kvaratskhelia ka nisur sezonin e dytë me Napolin. Dhe deri tani numëron 3 gola dhe 5 asiste mes Serie A dhe Champions League.