Klubi i madh italian në sulm për mbrojtësin portugez
Klubi italian, Inter tashmë është duke menduar për disa përforcime në verën që vjen.
Skuadra “Nerazurre” sipas medieve italiane, është hedhur në sulm për mbrojtësin portugez të Lille-s, Thiago Djalo.
Portugezi është cak i disa klubeve të mëdha evropiane, por kësaj gare tashmë i ka hyrë edhe Inter.
Djalo thuhet se po luan sezonin e tij të fundit tek skuadra franceze, skuadër më të cilën ka kontratë deri në fund të këtij kampionati.
Portugezi siç raportohet, tashmë e ka njoftuar Lille-n se nuk do të rinovojë kontratë.
Djalo është i etur për një aventure të re në futbollin evropian. Interi mund të jetë destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit portugez.
Krerët e skuadrës italiane, mësohet se tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për të shikuar mundësinë e transferimit të Djalo në “Guiseppe Meaza”.